Tragjedi në Memaliaj, 18-vjeçarja i jep fund jetës vetëm 3 muaj pas vdekjes së bashkëshortit
Fshati Vasjar i Memaliajt është tronditur nga vetëvrasja e një 18-vjeçare.
Kanë qenë prindërit e vajzës që e kanë gjetur atë në orët e para të mëngjesit të sotëm në gjendje të rëndë dhe më pas e kanë dërguar në spital.
Mirela Beta ka shkuar në gjendje të rënduar në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës, ku fatkeqësisht nuk mund të bëhej gjë për të pasi humbi, jetën nga konsumimi i lëndëve helmuese.
Vajza, mësohet se ndodhej në gjendje depresive kohët e fundit, pas humbjes së bashkëshortit tre muaj më parë.
Ky i fundit, vdiq pas një aksidenti tragjik në punë, teksa punonte në ‘Bypassin’ e Levanit. Në këto kushte, duke mos pranuar dot humbjen e rëndë dhe tragjike, e reja i ka dhënë fund jetës së saj duke konsumuar lëndë helmuese.