Tragjedi në Patos, mbytet fëmija 4-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Patos, ku një djalë 4 vjeç ka rënë në pus dhe për pasojë është mbytur.
Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ruxhdije. Gjithashtu mësohet se forcat e zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të fëmijës.

“Sot në datën 29.10.2018, rreth orës 10:20, në fshatin Ruzhdie, Fier, fëmija me iniciale F.K, 4 vjeç, dyshohet se duke luajtur në oborrin e shtëpisë është rrëzuar dhe është mbytur në pusin që shërbente për furnizimin me ujë të familjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

