Tragjedi në plazhin e Ulqinit, mbytet një 12-vjeçar nga Prizreni

Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni i Kosovës është mbytur të mërkurën në plazhin e Velikës në Ulqin. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 3 gusht rreth orës 15:00, ndërsa është publikuar vetëm ditën e sotme nga mediat e Malit të Zi.

Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipi mjekësor i urgjencës ka tentuar reanimimin, por pa rezultat. Rasti është vënë në dijeni të Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, e cila ka urdhëruar kryerjen e obduksionit të trupit. Autopsia tregoi se ishte  mbytur.

Sipas Vijesti, djali ka ardhur në plazh me vëllain, por nuk e ka vënë re se ai po mbytej. Ai është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova, i cili ka vërejtur se fëmija në mënyrë të panatyrshme po pluskonte në cekëtinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?