Tragjedi në Prrenjas: 57-vjeçari hidhet nga ura 50 metra e lartë e Bushtricës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të qytetit të Prrenjasit, në Urën e Bushtricës, e cila ndodhet mes aksit rrugor Librazhd–Prrenjas dhe është rreth 50 metra e lartë.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, rreth orës 12:45 dyshohet se shtetasi A. Sh., 57 vjeç, është hedhur nga ura, duke humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike. Po merren në pyetje persona që mund të kenë qenë dëshmitarë, ndërsa vijojnë verifikimet për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë akt ekstrem.
KOHA JONË SONDAZH

