Grabiti bankën i armatosur, Policia jep detajet: Autori vodhi 8 milionë lekë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga grabitja e djeshme në një bankë të Nivelit të Dytë, ku një 61-vjeçar hyri i armatosur dhe mori një sasi lekësh.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi B. Fusha ka arritur të marrë 8 milionë lekë të vjetra nga dega e FiBank te ish-parku i autobusëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë 800 000 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura”, thotë policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?