Tragjedi në Vlorë: 3-vjeçari bie nga ballkoni i katit të katërt, humb jetën në spital
Një ngjarje tragjike është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë vetëm tre vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh në zonën e Skelës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i mituri ka rënë nga kati i katërt i godinës.
Pas alarmit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e urgjencës mjekësore, të cilat i dhanë ndihmën e parë fëmijës dhe e transportuan me shpejtësi drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, trevjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga rënia dhe ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe opinionin publik, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.
Rasti mbetet ende në zhvillim dhe priten detaje të tjera nga hetimet.
KOHA JONË SONDAZH
Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?
Results
Vota totale: 10370

