Tragjedia/”Baba, nuk dua të vij për të parë Titanikun!”, por babai e mori me vete… në botën tjetër!
Titaniku mori jetë të tjera. E fundit është humbja e jetës së ekipit turistik. Në bordin e nëndetëses ndodhej eksploruesi francez Paul-Henri Nargeolet, një ish oficer i marinës Stockton Rush, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “OceanGate Expeditions”, miliarderi britanik Hamish Harding si dhe një biznesmen me origjinë pakistaneze Shahzada Daëood dhe djali i tij 19-vjeçar Suleman Dawood.
Udhëtimi për të parë mbetjet e Titanikut, kushtonte 250 mijë dollarë për person.
Në fakt, djali 19 vkjeçar nuk donte të shkonte fare, as nuk donte të shihte rrënojat e Titanikut.
Por me sa duket nga dashuria për të atin, Suleman Dawood, 19 vjeç u ngjit në nëndetësen e vogël që supozohej t’i çonte të dy në fund të Atlantikut.
Kështu tha halla e tij në një intervistë për transmetuesin amerikan “NBC News”.
Suleman i tha asaj se ishte “i frikësuar” dhe “nuk ishte në humor” për udhëtimin për në Titanik. Por ai donte ta bënte të lumtur babanë e tij – multimilionerin pakistanez Shahzada Dawood 48 vjeç – për ditën e babait.
“Po mendoj për Sulemanin, i cili ishte 19 vjeç dhe ndoshta ndihej i frikësuar. ” vazhdoi halla e shkatërruar Azmeh Dawood duke shtuar: E kam të vështirë të marrë frymë kur mendoj për Suleman dhe Shahzada. Ishte ndryshe nga çdo përvojë që kam pasur ndonjëherë. Vëllai i saj Shahzada ishte “absolutisht i fiksuar” pas Titanikut që në moshë të re, tha ajo. Si fëmijë, ata vazhdimisht shikonin filmin dram britanik Nata e fundit e Titanikut (1958).
Kjo është arsyeja pse ajo nuk u habit që vëllai i saj bleu bileta për turin e nëndetëseve.
Nëndetësja Titan, e cila operohet nga kompania private amerikane “OceanGate Expeditions”, u zhyt të dielën në orën 8 të mëngjesit në afërsi të brigjeve kanadeze. Ajo humbi kontaktin me anijen që e shoqëronte, në përfundim të asaj që duhej të kishte qenë një zhytje dy-orëshe në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, për të parë rrënojatt e Titanikut, që u fundos në vitin 1912. Sipas kompanisë, nëndetësja kishte 96 orë oksigjen, që ka të ngjarë të ketë mbaruar këtë të enjte.
“Një robot pa drejtim i lëshuar nga një anije kanadeze zbuloi mbetjet e nëndetëses mëngjesin e kësaj të enjte rreth 488 metra larg Titanikut në rreth 2 milje (4 kilometra) thellësi”, tha admirali Rojes Bregdetare Amerikane, John Mauger në një konferencë për shtyp.
“Copat e metalit të nëndetëses dëshmojnë për humbje katastrofike oksigjeni në dhomën e presionit të nëndetëses”, tha ai.