Tragjedia e familjes Cara në Thumanë, i afërmi: Dhimbje e madhe, të prekur nga solidariteti
Një nga familjet që është goditur shumë nga tërmeti i djeshëm është edhe familja Cara në Thumanë. Sulë Cara i afërm tha për gazetarin Enver Doçi se ka pasur dy familje në pallatin e shembur, njëra në katin e parë dhe tjetra në të gjashtin. Ai u shpreh se ka ende shpresë, pasi janë 4 persona nën rrënoja por se dhimbja është e madhe.
Nën rrënoja janë akoma 4 pjesëtarë të familjes Cara. Tre i kemi në morgun e Lezhës, 2 në morgun e Tiranës. Fatmira, nusja e Albertit është në reanimacionin e Lezhës. Alberti është në spitalin ushtarak, kemi dhe Linditën, vajza e vajzës së axhës që ka shpëtuar”, tha ai.