Tragjedia e Lulzimit. Pa familje, tani edhe pa banesë
Lulzimi i rritur jetim e gjithçka ai kishte ishte një shtëpi, të cilën mëngjesin e së martës, tërmeti ia rrënoi. Jeta e tij e gjitha është një dramë, fillimisht e braktis i ati, e më pas humbet njerëz e tij më të dashur, 4 prej tyre brenda një viti dhe prej 7 vjetësh, ai jeton i vetëm. ”Më kanë mbajtur dajat. Mami vdiq. Ngela vetëm 7 vite”.
Tërmeti i 26 nëntorit e gjeti brenda saj dhe po të mos ishin britmat e njerëzve përreth shtëpisë se tij, ai nuk do të kishte arritur të dilte dot. ”Isha brenda, duke u shemb ishte shtëpia. Kur dola këtu jashtë u shemb dhe kjo këtu. nuk e di për Zotin se si kam dalë”.
Ai tregon se punon në bujqësi, me ditë kur njerëzit e marrin në punë e në ditët kur bie shi, apo është ftohtë dhe nuk ka punë ai ushqehet me kursimet e ditëve që ka punuar. Armando është një banor i fshatit ku jeton Lulzimi, i cili po e strehon që nga dita që ai ka mbetur në qiell të hapur. ”Gjëja e vetme që i pati ngel ishte shtëpia. Nuk ka as nënë, as baba. Ka ngel i vetëm. Na e ka lënë nëna me amanet”.
KOHA JONË SONDAZH

