Tragjedia, ekspertiza mjeko-ligjore: Tre fëmijët ishin karbonizuar

Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë rezultatet e shkakut të vdekjes së tre fëmijëve 3-vjeçarë në Romanat të Durrësit. Sipas ekspertizës, trinjakët ishin karbonizuar tërësisht. Kjo ka sjellë edhe vdekjen e tyre të menjëhershme.

Tre të miturit u dogjën duke luajtur me shkrepse, pasi morën flakë perdet e banesës. Ata ndodheshin vetëm në shtëpi atë moment, pasi prindërit kishin dalë.

Në momentin që ndërhynë forcat zjarrfikëse për t’i shpëtuar, fëmijët u gjetën të vdekur. Djegia e tyre kishte kaluar çdo shkallë edhe ishin karbonizuar. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17:30 në familjen Konçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Babai i vogëlushëve ishte në punë, ndërsa e ëma 30 – vjeçare së bashku me dy vajzat më të rritura kishte shkuar tek nëna e saj, që banonte rreth 100 metra më poshtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, fqinjët që panë flakët të dilnin nga shtëpia ku ndodheshin trinjakët, nuk mundën të ndërhynin pasi dritaret ishin me hekura dhe dera ishte e mbyllur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?