Tragjedia me skelën, flet i plagosuri: Mrekulli që jam gjallë
3 punëtorët që u plagosën nga shembja e skelës ditën e djeshme nga pallati 13 katësh janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Njëri prej tyre që mundi të fliste për mediet, u shpreh se kanë qenë në momentet e fundit të punës dhe as nuk e kujton se si ka ndodhur shembja. G.B, tha se është një mrekulli që ishte gjallë, pasi ai ishte në katin e katërt në momentin që skela ka rënë dhe për një moment ai ka qenë i varur nga bluza në skele dhe më pas ka rënë në tokë.
Kolegu i tij që fatkeqësisht ndërroi jetë ishte në katin e 6. Ndërsa dy punonjësit e skelës që kanë shpëtuar janë hedhur nga skela. Përsa i përket viktimës tjetër, ai u shpreh se nuk e kujton pasi nuk e ka parë.
KOHA JONË SONDAZH

