Tragjedia në Durrës/ Nuni i trinjakëve rrëfen ngjarjen me detaje: Prindërit i kanë rritur me gjak

Durrësi është tronditur dje, kur tre fëmijë trinjakë të moshës 3 vjeç janë djegur të gjallë pas një zjarri të rënë në banesën e tyre. Nuni i trinjakëve që humbën jetën dje në flakë ka vendosur të rrëfejë ngjarjen reale dhe detajet e ngjarjes tragjike në fshatin Romanat të Durrësit.

Ngjarja ka tronditur një Shqipëri të tërë dhe ndërkohë që ishte e zbardhur në copëza, JOQ.al ka sjellë versionin e ngjarjes rrëfyer nga një person shumë i afërt i familjes. Familja është shumë e prekur nga ngjarja dhe akoma më shumë nga versionet e ndryshme të pavërteta të publikuara në media, të formëzuara në detaje të rreme.

Nuni i trinjakëve ka shkruar se nëna e tyre Migena gjendej tek vjehrri i saj, i cili ndodhej 30 metra larg shtëpisë dhe jo tek mamaja e saj siç u deklarua në shumë versione jozyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur në punë minutash dhe ajo e nuni i të vegjëlve nuk kanë mundur t’i shpëtojnë trinjakët nga flakët e zjarrit. Ata kanë qenë të parët që kanë vrapuar për në shtëpi pasi panë tymin të vërshonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të vegjlit, sipas rrëfimit të nunit të tyre kanë kyçur derën e dhomës nga brenda dhe më pas kanë ndezur shkrepëset prej nga të cilave kanë marrë flakë perdet e dhomës.

Ja rrëfimi i ngjarjes nën fjalën e nunit të fëmijëve, i cili ka dëshmuar me dhimbje të madhe se: “Përshëndetje. Ju lutem mos abuzoni me ngjarjen e trinjakëve sepse mamaja e tyre ka qenë te vjehrri, domethënë 30 metra larg, por Zoti e pati shkruar të ndodhte kështu. Ishte tymi që nuk na la të bënim gjë për t’i shpëtuar. E dyta si rrodhi ngjarja edhe Zoti nuk i shpëtonte sepse çdo gjë u nxi në tym për 30 sekonda. Unë jam nuni i atyre fëmijëve. Shkaku ka qenë se kanë marrë një shkrepëse dhe kanë djeg perden. Babai i fëmijëve ka qenë në punë. Ajo nënë dhe ai baba i ka rritur me gjak kur i thonë. Vetë ata kane mbyllur derën e dhomës nga brenda, jo të shtëpisë. Dritarja ka qenë me kangjella. Tentova të shqyej hekurat, por e pamundur. Nga korridori nuk hyje dot nga asfiksia. Çdo gjë ka ndodhur për 3 minuta. Kam qenë i pari pas nënës së tyre”, – ka treguar nuni i fëmijëve.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?