Tragjedia në familjen Feka, muaj më parë u vdiq edhe djali i vetëm

Bashkëshortja e majorit Sokol Feka, i cili ndërroi jetë në Spanjë ndërsa trafikonte drogë, ka rrëfyer bisedat e fundit me të shoqin.

“Me Sokolin fola të hënën dhe më tha se do kthehej të mërkurën dhe se do të më telefononte sërish por nuk ndodhi. Më kishte thënë se do shkonte në Spanjë për çështje pune, unë nuk e di si është e vërteta. Jam e shokuar. Nuk më besohet që Sokoli nuk është më. Nuk mund ta besoj këtë që ndodhi, unë nuk di asgjë”, tregon e përlotur 31-vjeçarja.

“Më tha se do të ikte në Spanjë për çështje pune dhe do të qëndronte rreth një javë. Gjatë kësaj jave më telefononte dhe më tregonte se ishte mirë, ndërsa më pyeste për vajzën. Herën e fundit biseduam të hënën në mëngjes dhe më tha se do të më telefononte sërish, por nuk mori. U shqetësova pasi kisha dy ditë pa folur me të dhe të mërkurën, nuk u kthye, ndërsa të enjten mësuam ngjarjen nga televizionet’ tregoi më tej Erjola. Tragjedia e saj bëhet edhe më e rëndë, pasi muaj më parë ka humbur edhe djalin e saj të vetëm.

“Zoti e goditi Erjolën shumë rëndë për të dytën herë. Sapo kishte ngritur pak “kokën” për të ecur përpara pas vdekjes së djalit të saj të vetëm, ndërsa tashmë i ndodhi një tjetër gjëmë” u shprehën të afërmit e familjes Feka.

SHKARKO APP