Tragjedia në Itali e familjes Kola, i afërmi jep detaje rrënqethëse: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar

Një familje e tërë shqiptare humbi jetën brenda banesës së tyre mbrëmjen e së mërkurës në qytezën Porcari të Italisë. Viktimat janë kryefamiljari Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e çiftit, Hajdari 22 vjeç dhe vajza Xhesika, 15 vjeç. Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve italiane, shkak për vdekjen e tyre dyshohet të ketë qenë asfiksia nga monoksidi i karbonit, i çliruar nga një defekt në bolierin e shtëpisë.

Ibrahim Sinani, i afërm i familjes jep një detaj prekës lidhur me nënën e të ndjerit Arti Kola. E moshuara 78 vjeçe, e cila jeton gjithashtu në Itali me djalin tjetër, ende nuk është njoftuar për vdekjen e të birit dhe nipërve.

“Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo tragjedi. I kanë thënë se janë sëmurë në spital dhe ende s’i kanë treguar gjë. Ka shqetësim se ajo mund ta përjetojë keq”,-u shpreh Sinani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tregoi se Arti kishte vite që kishte emigruar, fillimisht në Greqi dhe më pas në Itali, për të ndërtuar një jetë më të mirë. Tragjedia bëhet edhe më e rëndë nga fakti se familja sapo kishte realizuar ëndrrën e emigrimit: blerjen e shtëpisë së tyre, të cilën fatkeqësisht nuk arritën ta gëzonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?