Tragjedia në Kamëz, Prokuroria kërkon burg për 21-vjeçarin
Prokurori e Krimeve të Rënda i ka dorëzuar ditën e sotme gjykatës dosjen hetimore për krimin e ndodhur në familje disa ditë më parë në Bathore.
Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për 21-vjeçarin, Mirald Metallarin, i akuzuar për dy vepra penale për vrasje dhe plagosje.
Sipas hetimeve, Metallari dhe babai i tij kanë qenë duke punuar për suvatimin e murit të avllisë para se të ndodhte ngjarja. Ata janë konfliktuar pikërisht për suvatimin, deri sa Miraldi ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi babanë dhe ka plagosur nënën e tij, që ndërhyri t’i ndante.

