Tragjedia në Letoni, ministrja ndërpret vizitën në Itali

Për shkak të ngjarjes në Letoni, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ndërpret vizitën zyrtare në Itali dhe do të udhetojë drejt Rigës për të vizituar dy efektivët e plagosur dhe për të takuar kontigjentin shqiptar atje.

Zarife Hasanaj, me origjinë nga Bajram Curri dhe banore në Babrru, humbi jetën në Letoni, pas shpërthimit të një mine, në operacionin e parë të sajën jashtë vendit. Të plagosur mbetën major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj. Trupa shqiptare u zhvendos në Letoni në kuadër të grup batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s. Kontigjenti aktual, ishte nisur në Letoni më 1 janar të këtij viti, me një mision gjashtë mujor dhe ishin vendosur në bazën Camp Adazi.

Në qershor, ushtarakët shqiptarë, pjesë e të cilëve edhe Zarifja, do të ktheheshin në atdhe. 32-vjeçarja, mbeti e përfshirë rreth orës 9:00 të mëngjesit të së hënës, ora 10:10 sipas orës lokale, në një shpërthim të disa municioneve të paplasura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja, sipas ministrisë shqiptare të mbrojtjes, ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e natos ku edhe ishte zhvilluar një stërvitje e përbashkët. Shpërthimit, nuk ka mundur t’i shpëtojë nëntetarja Zarife Muharrem Hasanaj, ndërsa kanë mbetur të plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolle Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj. Këta dy të fundit, janë nën kujdesin e mjekëve në bazën letoneze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?