Tragjedia në Lushnje/ Masakron me sqepar gruan, shkak xhelozia
Një nënë, grua, dhunohet dhe masakrohet në mënyrë makabre nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë e cila ka tronditur opinion publik, ka ndodhur në fshatin Plug të Lushnjes, ku 51-vjeçarja Natasha Kazanxhi, u dhunua mizorisht nga bashkëshorti i saj, Tajar Kazanxhi. Sherri mes çiftit që nisi nga një debat verbal por që përfundoi në tragjedi, duke i marrë jetën 51-vjeçares. Burime konfidenciale pranë policisë së Lushnjës thonë se shkak i grindjes midis çiftit ka qenë xhelozia, ku shpesh herë midis tyre ka patur grindje.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes, ku Tajar Kazanxhi, pas një debati me bashkëshorten, e goditi këtë të fundit me sqepar, duke i shkaktuar plagë të rënda. Edhe pse 55-vjeçarja u dërgua në spital, gjendja e saj ishte shumë e rëndë pasi rezistoi pas minuta dhe ndërroi jetë. Policia arrestoi bashkëshortin e viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
Referuar deklaratës së policisë, “debati mes çiftit nis rreth orës 18:15, në fshatin Plug, ku 55-vjeçari pas sherrit verbal me bashkëshorten, eka goditur këtë të fundit me sqepar. 51-vjeçarja e cila pasi u shtrua në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje, me pas humbi jeten, raporton policia. Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, 53-vjeçarin, Tajar Kazanxhi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje”,-thuhet në njoftimin e policisë. Krimi në familje është kthyer në një dramë në shoqëri, ku vrasjet e bashkëshortëve, e vajzave, grave vijonë me shifra të rënda.

