Tragjedia në Tetovë, shkon në 14 numri i viktimave

Shkon në 14 numri i viktimave nga zjarri në spitalin e Tetovës, ku trajtoheshin të sëmurët me covid.

Prokuroria Themelore Publike të Maqedonisë së Veriut ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe deri më tani ka konfirmuar 14 viktima, ndërsa thuhet se në mesin e tyre nuk ka staf mjekësor. Por bëhet e ditur se numri i viktimave edhe mund të rritet.

Në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë për Punë të Brendshme, inspektimi filloi menjëherë. Prokurorët kanë lëshuar urdhra autopsie dhe kanë identifikuar trupat e 14 personave të vdekur në zjarr, dhe po shqyrtojnë nëse ka të vdekur të tjerë. Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Në të njëjtën kohë, u dha urdhër për të siguruar pamje të video-mbikëqyrjes brenda dhe përreth objektit. Inspektimi do të vazhdojë edhe sot, dhe prokurorët publik, së bashku me ekspertët e MPB-së, do të japin provat për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike”,- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?