Tragjedia/Nëna vrau me thikë 3 vajzat, babai nuk gjen…

Tragjedia e vrasjes së tre vajzave nga nëna e tyre që shokoi Italinë dhe mbarë Shqipërinë, për Bashkim Dobrushi është si të ketë ndodhur sot krimi i rëndë.

Para katër vitet, bashkëshortja e tij Edlira vrau me thikë tre vajzat e tyre Simona, Keisi e Sidny, në Leko të Italisë. Përveç netëve të gjata pa gjumë, përpjekjeve për të ecur përpara, 49-vjeçari thotë se nuk gjen ende një motiv për masakrimin e vajzave 13, 10 dhe 3-vjeç.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere Della Sera”, ai kujton si të ishte dje momenti kur mori lajmin e vrasjes së tyre. “Kisha pak që isha nisur në Shqipëri për t’i shpjeguar familjes time arsyet e ndarjes me Edlirën. Kishim shumë mospërputhje. Sapo kishim firmosur edhe dokumentet tek avokati. Një natë para se të nisesha darkova me vajzat, herën tjetër i pashë pa jetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënën e tyre Edlirën, e cila është e mbyllur në një Institut të Shëndetit Mendor, nuk e ka takuar më. Për Bashkimin, ajo ka vdekur bashkë me vajzat po atë ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse asgjë nuk mbush boshllëkun që ndjen, shpejt do të bëhet baba, sërish, fryt i një marrëdhënies me Afërditën, të cilën thotë se e ka njohur në Shqipëri dy vite më parë. Emri i fëmijës që pret do të jetë i kompozuar me inicialet e vajzave të ikura, si për të gdhendur kujtimin e tyre në një krijesë të re. Bashkimi është nisur drejt Shqipërisë, për të kujtuar 9 marsin tragjik në vendin ku ka varrosur të bijat në Kukës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?