Aksident tragjik në rrugën Golem-Kavajë, humbin jetën dy fëmijë (FOTO)

kavaje fotokavaje2Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 17:20 në aksin rrugor Golem-Kavajë. Një makinë, e cila drejtohej nga një femër, ka dalë nga kontrolli duke u përplasur me trafikndarësen.

Në makinë ishin edhe tre fëmijë, njërin prej të cilëve e ka kapur trafikndarësja në momentin e aksidentit. Por pak minuta më pas ka humbur jetën edhe fëmija tjetër. Të plagosur kanë mbetur drejtuesja e mjetit me inicilalet S.N 24 vjeç, si dhe fëmija tjetër i moshës 1-vjeçare.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Më datë 07.05.2016, rreth orës 17:20, në rrugën dytësore Golem-Kavajë, mjeti tip “Mercedes Benz”, me targë AA372JG, me drejtuese shtetasen S. N., 24 vjeç, banuese në Durrës, duke drejtuar mjetin, në të cilën ndodheshin 3 fëmijë, është përplasur me trafikndarësen, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 fëmijë ende të paidentifikuar.

Drejtuesja e mjetit me fëmijën E. N., 1 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit”.

Aksidenti/Gruaja po shkonte të takonte burrin në Burgun e Rrogozhinës

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=gmf4Z50ZDPY” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=5MyYwtmOFEc&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP