Trajneri De Biasi: Përballja me Italinë e Spanjë si derbi. Conte: Dhe Shqipëria po luan mirë

 

Ka ndodhur ajo qe pritej nga tifozet shqiptare qe te luanin njehere perballe Italise . Trajneri shqiptar Gianni De Biasi ka mirëpritur shortin me Italinë.Grupi G përfshin gjithashtu Spanjën, Izraelin,Maqedoninë dhe Lihtenshtajnin.“Është një grup i vështirë siç ishte dhe në kualifikimin europian – u shpreh De Biasi për agjensinë e lajmeve ANSA.

“Shqipëria duhet të shfrytëzojë shanset e veta. Është e habitshme sa shumë shqiptarë e mbështesin Italinë,prandaj do të jëtë më shumë si një derbi për ne”

E njëjta gjë vlen dhe për Spanjën, pasi shumë lojtarë tanët marrin pjesë në Ligë.

Ndërkohë Antonio Conte trajneri i Italisë shprehet i kënaqur që Italia nuk do të ketë një përballje me Gjermaninë. Deklaron se në teori dy skuadrat më të forta në grup janë Italia dhe Spanja megjithatë duhet të pritet loja në fushë.

“Sidoqoftë Shqipëria ka filluar të luajë mirë në kualifikimin europian, prandaj ka shanse të kualifikohen”.

Mediat spanjolle kanë filluar të shkruajnë për kundërshtarët e kombëtares së tyre, në grupin B për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.
AS shkruan se Shqipëria është një kombëtare shumë garuese, që ka mposhtur Portugalinë në stadiumin e saj dhe di të marrë rezultat pozitiv me kombëtare të mëdha.

“Shqipëria tani vonë ka mposhtur Portugalinë në shtëpinë e saj. Ata dinë të marrin rezultate të mira kundër kombëtareve të mëdha dhe do të luftojnë për të marrë pjesë në këtë kampionat. Kjo kombëtare është rritur shumë në vitet e fundit. Ajo drejtohet nga ish trajneri i Granadas dhe disa skuadrave të tjera. Ata po ashtu kanë lojtarë të mirë në skuadër si Berisha e Cana në Lazio, Abrashi Freiburg apo lenojani në Rennes”, shkruan AS kur bënë prezantimin e kombëtareve kundershtare.

 

SHKARKO APP