Trajneri francez: Përgëzime Shqipërisë, luajti me shpirt
Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps në një konferencë për shtyp pas fitores ndaj Shqipërisë tha se ishte i kënaqur me fitoren e ekipit të tij dhe 3 pikët e rëndësishme.
Por ai nuk la pa përgëzuar edhe Shqipërinë për lojën që bëri.
“Shqipëria luajti me shumë zemër e me shpirt. Ata mbrojtën shumë mirë dhe kanë aftësi të mira kundërsulmuesi. Është gjithnjë vështirë të ndeshesh me ekipe që qëndrojnë të mbyllura në mbrojtje. Pavarësisht kësaj, arritëm t’ia dilnim në minutat e fundit”, tha Deschamps. Trajneri i Gjelave foli edhe për taktikat që iu desh të ndryshonte pas pjesës së parë për të mposhtur kuqezinjtë si dhe për rëndësinë e Payet në ekipin e tij.
“Payet është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën. Ai gjithnjë ka treguar vetëbesim dhe aftësi të mira në lojë. Në një situatë një-për-një me mbrojtësin ai gjithnjë ja del. Ndërsa futja e Pogba në lojë ishte më shumë një vendim taktik. Me atë sistem loje mendova se do krijojmë më shumë raste”.

