Trajneri kroat: Kujdes Angli! Mos e merrni lehtë përballjen

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka insistuar se ekipi i tij do të jetë i gatshëm për betejën gjysmëfinale në Kupën e Botës kundër Anglisë, përkundër një ballafaqimi rraskapitës kundër Rusisë.

Kroacia e Dalicit kaloi në mesin e katër ekipeve më të mirë për herë të parë që prej vitit 1998, pas fitores 4-3 në penallti kundër nikoqirit, Rusisë, të shtunën në Sochi, transmeton Express.

Dalic këmbëngul se lojtarët e tij ende kanë energji të mbetur përkundër 120 minutave rraskapitës kundër rusëve. “Na ka mbetur fuqi për Anglinë. Nuk duam të ndalemi. Do të përpiqemi të luajmë lojën më të mirë. Na kanë mbetur edhe dy ndeshje. Jemi shumë të motivuar. Po japim gjithçka nga vetja. Do të jetë një betejë përsëri, por kam besim”, tha Dalic. Anglia kaloi në gjysmëfinale pasi e deklasoi Suedinë 2-0 të shtunën, falë golave nga Harry Maguire dhe Dele Alli.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata e kaluan Suedinë me lehtësi. Ishim më të mirë. Ata janë të rinj dhe të gjallë, ekip sulmues”, theksoi Dalic

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?