Trajnime të ekipeve mjekësore me spitalin universitar të Monakos
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka pritur në spitalin universitar “Nënë Tereza”, Benoite de Sevelinges, drejtoren e spitalit universitar “Princesha Grace” të Monakos. “Mirëprita me kënaqësi zonjën Benoite de Sevelinges, drejtore e spitalit universitar ‘Princesha Grace’ të Monakos, për të nisur një bashkëpunim, duke filluar nga marrëveshja me spitalin universitar “Nënë Tereza” në fushën e trajnimit të ekipeve mjekësore dhe shkëmbimit të eksperiencave, në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit për qytetarët”, shprehet ministrja Manastirliu.
KOHA JONË SONDAZH

