Transferimi i ”bosave”, gati marrëveshja me Britaninë
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi gjatë konferencës me gazetarët, se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar janë në fazën përmbyllëse të marrëveshjes për transferimin e shqiptarëve që kanë ”mbushur” burgjet në Britani.
Mësohet se numri i shtetasve shqiptarë në burgjet angleze ka shkuar 933, paçka se ka një marrëveshje për riatdhesimin dhe vuajtjen e dënimit të burgjet shqiptare. Shumica e shtetasve shqiptarë në burgjet angleze vuajnë dënimet për trafik kokaine. Po rritet edhe numri të dënuarve të përfshirë në rritjen e kanabisit nëpër shtëpi.
Sipas raportit, shqiptarët përbëjnë 10% të të dënuarve të huaj, duke u ndjekur nga polakët me 8%, rumunët 8%, irlandezët 8% dhe xhamajkanët 5%. Muajin e kaluar, autoritetet britanike goditën një bandë kriminale shqiptare të tregtimit të kokainës.
Gjonaj njoftoi edhe për ”rifreskimin” e marrëveshjes së ekstradimit që Shqipëria ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ”Jemi në fazën e mbylljes së një marrëveshjeje për ekstradimet me SHBA. Do jetë një marrëveshje historike pasi operojmë ende me marrëveshjen e 1933”.
KOHA JONË SONDAZH

