Transformimi i Spitalit Rajonal të Elbasanit, Balla: Sot ofrohen shërbime që mendohej 5 vite më parë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postur në profilin e tij facebook një video ku tregon transformimin që ka pësuar Spitali Rajonal i Elbasanit nga viti 2013 deri më sot.
Sipas Ballës sot në këtë Spital ofrohen shërbime si dializa apo kimioterapia, të cilat as që mendohej 5 vite më parë në Spitalin e harruar të Elbasanit.
Statusi i plotë i Taulant Ballës në facebook:
Spitali Rajonal i Elbasanit sot as nuk krahasohet me atë që gjetëm në Shtator 2013. Ndërkohë që këtë vit është në rikonstruksion të plotë edhe Urgjenca edhePavioni i Rezonancës. Sot ofrohen shërbime si dializa apo kimioterapia, të cilat as që mendohej 5 vite më parë për tu dhënë në Spitalin e harruar të Elbasanit. Ne e dimë fare mirë se ende jemi larg standardeve ku duam të arrijmë dhe me ato krahasojmë punën tonë, sepse me atë që gjetëm krahasimi është i pamundur. Për më shumë pamjet që s’kanë nevojë për fjalë.
#punapërShqipërinëqëDUAM????
KOHA JONË SONDAZH

