Transformohet blloku i banimit pranë Ambasadës Amerikane, ja ndryshimi

Blloku pranë Ambasadës Amerikane në kryeqytet po merr një pamje krejtësisht të re. Kjo zonë, edhe pse një nga më të populluarat, prej vitesh nuk kishte njohur  asnjë ndërhyrje për përmirësimin e jetës së mbi 5 mijë banorëve që  jetojnë aty.

Rrugët  dhe trotuaret kanë përfunduar sëbashku me rrjetin nëntokësor, ndërkohë  që një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe krijimit të shesheve të  çlodhjes për të gjitha grupmoshat, si dhe ndërtimit të katër këndeve të  lojërave për fëmijë.

Projekti  për rehabilitimin e bllokut të banimit që kufizohet nga Rr. “Stavri  Vinjau”, Rr. “Budi” dhe Rr. “Qamil Guranjaku”, është i ndarë në katër  faza, të cilat parashikojnë rikonstruksionin e të gjitha rrugëve, duke  përfshirë përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha  dhe të zeza, asfaltim, ndriçim dhe vendosjen e sinjalistikës së  nevojshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes  sistemimit të 150 vendeve të parkimit, pritet që të marrë zgjidhje edhe  ky shqetësim i banorëve të kësaj zone tejet të populluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?