Transformohet qendra shëndetësore në Prrenjas, Gjiknuri-Manastirliu: Më shumë shërbime për komunitetin e zonës, tregues i karakterit social të PS

Banorët e qytetit të Prrenjasit do të kenë një qendër të re shëndetësore, e cila do të ofrojë të gjithë kushtet e nevojshme për marrjen shërbimit. Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe drejtues politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektuan qendrën e re shëndetësore në Prrenjas, e rindërtuar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore.

Deputeti Gjiknuri nënvizoi se këto investime janë në shërbim të komunitetit dhe janë treguesi ë i mirë i karakterit social të PS. “Pamja flet vetë. Këta që jetojnë këtu e dinë shumë mirë sesi ka qenë kjo qendër. Mjafton të shohësh godinën më pas dhe kontrasti flet vetë. Sesa sociale është Partia Socialiste dhe qeveria socialiste edhe te ky komponent duket sepse këto janë investime që shkojnë në dobi të qytetarëve. Unë sot dëgjova nga doktori se këtu trajtohen mbi 15 mijë raste që përfshijnë jo vetëm bashkinë por edhe zonat përreth. Për më tepër trajtohen edhe aksidentet që mund të ndodhin në rrugën nacionale. Pra, kjo qendër ka vlerë jo vetëm për këtë Bashki, por edhe më gjerë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS.

Duke theksuar se transformimi i qendrës 24 orëshe në Prrenjas do të ofrojë shërbime me standarde për banorët e këtij komuniteti, ministrja Ogerta Manastirliu tha se falë programit të rikonstruksionit të qendrave shëndetësore, modele të tilla do të vijojnë të ngrihen në gjithë vendin. “Jam shumë e kënaqur që sot kemi parë nga afër ndryshimin rrënjësor në spitalin e Përrenjasit. Për nga shërbimi që ofron kjo strukturë do organizohet si një qendër me shërbim 24 orë. Qendra ofron shërbim për 32 mijë banorët e Përrenjasit, Mokrës, etj.. Kjo qendër ofron gjitha shërbimet, nga kontrolli mjekësor bazë, shërbimet e vaksinimit, sëmundjet kronike e shërbimi i laboratorit dhe radiologjisë”, u shpreh Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Investimi në Qendrën 24-orëshe të Prrenjasit në vlerën 36 mln lekë për rehabilitimin, pajisje të reja biomjekësore dhe mobilim, ka garantuar shërbim shëndetësor cilësor për 37 mijë qytetarët e bashkisë Prrenjas dhe zonës së Mokrës. Godina 2 katëshe i është nënshtruar rikonstruksionit tërësor dhe falë investimit të kryer është rikonceptuar edhe shërbimi i urgjencës 24 orëshe, me qëllim triazhimin e pacientëve dhe ofrimin e shërbimit mjekësor në kohë dhe me cilësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Falë programit të rikonstruksionit të qendrave shëndetësore dhe shpërndarjes së tyre kapilare në territor është garantuar aksesueshmëri dhe cilësi në kujdesin shëndetësor parësor për qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?