Transmetimi live në burgun e grave/A e shkeli Rama ligjin me ERTV?
Ligji është i barabartë për të gjithë. Kush e shkel atë, penalizohet, por kjo nuk vlen për kryeministrin. Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama bashkë me kamerat e kanalit të tij ERTV, hynë brenda burgut të grave në kryqytet, dhe transmetoi live një takim ku ju foli të dënuarave për amnistinë. Transmetimi live, është rreptësisht i ndaluar në Rregulloren e Burgjeve, e cila në nenin 49, pika 4, thotë:
”Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve lëshon autorizim për futjen e mediave në regjimin e brendshëm të IEVP-së. Ndalohet realizimi i filmimeve në mjediset e banimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve, si dhe transmetimi i emisioneve tëdrejtperdrejta nga mjediset e IEVP-së”.
Jeta në burg nuk është vetëm dënim, por edhe krijimtari. Madje vepra cilësore që mund të mallëngjejnë kryeministrin piktor. Në janar pritet që parlamenti të miratojë amnistinë dhe të fillojnë lirimet. Gratë janë përfitueset kryesore, por nuk përjashtohen dhe meshkujt e dënuar për vepra të lehta ose që janë në fund të dënimit.