Transplanti i palcës së kuqe, mjeku Ivanaj: Terapi bashkohore

Mjekët shqiptarë janë shumë pranë realizimit të një prej interventeve më bashkohore, transplantit të palcës kockore. Pritet që ky operacion të finalizohet në tre mujorin e parë të vitit 2020. Të dhënat janë bërë prezent në kongresin e 14 të hematologjisë që po mbahet në tiranë nga data 15 deri në 16 nëntor ku marrin pjesë mjekë të njohur nga Shqipëria rajoni Europa dhe Shtetet e Bashkuara.

Profesor Arben Ivanaj, thotë se po punohet për futjen e terapive shumë më bashkohore për kurimin leucemive që edhe pse kushtojnë më shtrenjtë nga kurat klasike do ti kushtojnë shumë më pak buxhetit pasi e riaftësojnë të sëmurin për një periudhë të gjatë kohore duke e mbajtur larg deres së spitalit. Mjeku i njohur flet për rritje të numrit të sëmundjeve malinje të gjakut cka sipas tij është në të njëjtin trend me përhapjen e sëmundshmërisë në europë.

Sa i përket largimit të bluzave të bardha kryesisht drejt gjermanisë profesor Ivanaj thotë se për problemet e mjekësisë duhen dëgjuar mjekët. Kongresi i 14 i hematologjisë është aktiviteti më i rëndësishëm në këtë fushë pas kongresit europian dhe atij amerikan të hematologjisë, referuar nivelit të i lartë të akreditimit si dhe lektorëve që marrin pjesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?