Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Transporti i mbetjeve toksike në Tajlandë, analiza e Eduard Halimit: Shkelje të rënda dhe një qark i errët

Aktualitet E mërkurë, 14 Gusht 2024 17:20
Transporti i mbetjeve toksike në Tajlandë, analiza e Eduard Halimit: Shkelje të rënda dhe një qark i errët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy anije të ngarkuara me mbetje toksike të rrezikshme nisur nga porti i Durrësit për në Tajlandë, janë një zhvillim shqetësues që ka ngritur pikëpyetje të mëdha për shkeljet e mundshme të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Sipas një raporti të fundit nga Bloomberg, kjo lëvizje mund të përbëjë një shkelje të drejtpërdrejtë të ligjeve ndërkombëtare, ligjeve kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, dhe rregullave të transportit dhe sigurisë. Anijet, pronë e një kompanie gjigande tregtare me të paktën 100-140 kontejnerë, janë ende në det. Njëra prej tyre ka fikur sinjalin. Lajmi i fundit tregon se Tajlanda i ka identifikuar dhe ka urdhëruar kthimin në vendin e origjinës. Pronaret e anijeve dihen, pronarët e kontejnerëve ende jo, por sigurisht që nuk janë ngarkuar nga ajri. Janë ngarkuar në kalatën lindore të portit të Durrësit, fillimisht rifug dhe pastaj në kontejnerë. Ata që e kanë sjellë rifugun afër Durrësit duhet të kenë emra, ashtu si ata që e kanë mbushur në kontejnerë dhe e kanë ngarkuar në anije.

Shkeljet e Ligjeve Ndërkombëtare: Konventa e Bazelit në Fokus

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 57 minutash
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 1 ore
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 2 orësh

Shqipëria, si vend nënshkrues i Konventës së Bazelit, ka detyrime të qarta për të mos lejuar eksportin e mbetjeve të rrezikshme në vende që nuk janë të pajisura për t’i trajtuar ato në mënyrë të sigurt. Nëse mbetjet që po transportohen drejt Tajlandës klasifikohen si të rrezikshme, kjo përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të kësaj konvente. Tajlanda ka vendosur t’i kthejë ato në vendin e origjinës, pra në Shqipëri, dhe kriza do të vijë sërish këtu, duke përbërë një kërcënim serioz për mjedisin dhe njerëzit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas nenit 6 të Konventës së Bazelit, të ratifikuar me ligjin nr. 8216, datë 13.5.1997, Shqipëria ka pasur detyrimin të njoftojë dhe t’i kërkojë prodhuesit ose eksportuesit që të njoftonte me shkrim, përmes Drejtorisë së Ekonomisë Qarkulluese pranë ministrisë përkatëse, autoritetin kompetent të shteteve të interesuara rreth çdo lëvizjeje të propozuar ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe mbetjeve të tjera. Vetëm pas njoftimit të shtetit të importit dhe shtetit të tranzitit, dhe marrjes së pëlqimit nga këto shtete, mund të vijohej me transportin e mbetjeve të rrezikshme dhe autoritetet shqiptare portuale të vijonin me procesin.

Në përputhje me Konventën, Shqipëria (autoritetet shtetërore) nuk duhej të kishte lejuar prodhuesin ose eksportuesin të fillonte lëvizjen ndërkufitare derisa të kishte marrë konfirmimin me shkrim që njoftuesi ka marrë pëlqimin me shkrim të shtetit të importit, si dhe që njoftuesi ka marrë prej shtetit të importit konfirmim mbi ekzistencën e një kontrate midis eksportuesit dhe asgjësuesit, duke specifikuar trajtimin e plotë nga ana mjedisore të mbetjeve në fjalë.

Sipas nenit 9 të Konventës, në kushtet kur mungon njoftimi i shtetit të tranzitit dhe shtetit të importit, si dhe mungon miratimi i tyre i shkruar, ndodhemi përballë trafikut ilegal të mbetjeve. Dhe meqë përgjegjësia është e shtetit shqiptar, shteti ynë duhet të japë garanci që mbetjet në fjalë janë marrë mbrapsht prej eksportuesit ose prodhuesit, ose nëse është e nevojshme prej atij vetë në Shqipëri, përndryshe, mbetjet e rrezikshme duhet të asgjësohen në përputhje me klauzolat e Konventës. Deri tani ende nuk dihen përgjegjësitë e plota, por dyshimi i fortë për trafik ilegal sipas nenit 9 është ekzistencial.

Ligjet Kombëtare: Një Përballje me Krimet e Mjedisit dhe Shëndetit Publik

Nëse mbetjet përmbajnë substanca të dëmshme, ashtu siç raportohet gjerësisht, eksporti i tyre mund të përbëjë një shkelje të rëndë të ligjit shqiptar për mbrojtjen e mjedisit. Ky ligj kërkon që çdo lëvizje e mbetjeve toksike të bëhet vetëm pas një vlerësimi të plotë të ndikimit në mjedis dhe me miratimin e agjencive përkatëse. Për më tepër, nëse dokumentacioni që shoqëron këto mbetje është manipuluar, kjo mund të përbëjë një akt të rëndë falsifikimi dhe mashtrimi. Nëse është e vërtetë se Tajlanda vendosi t’i kthejë mbrapsht në vendin e origjinës, pra në Shqipëri, një krim edhe më i madh kërcënon mjedisin dhe shëndetin publik këtu. Dhe këtu bëhet fjalë për shëndetin publik; bëhet fjalë për të gjithë fëmijët e të gjithëve. Në përballje me këtë katastrofë ekologjike që po vjen, nuk duhet të heshtet, as nga mediat pro-qeveritare dhe as nga ato kundër, pasi bëhet fjalë për jetën e fëmijëve tanë dhe shëndetin publik.

Krimet Ekonomike dhe Korrupsioni: Një Qark i Errët

Një tjetër aspekt i errët i kësaj çështjeje mund të jetë përfshirja e krimeve ekonomike, si pastrimi i parave, ku mbetjet toksike përdoren për të fshehur origjinën e fondeve të paligjshme. Për më tepër, veçanërisht në kushtet kur shteti shqiptar, sipas Bloomberg, nuk ka dijeni për këtë ngarkesë të rrezikshme, ngre edhe më shumë shqetësime në drejtim të mundësisë së përfshirjes së grupeve kriminale në këtë skemë. Ende mbahet sekret pronari i 100-140 kontejnerëve, vlera e deklaruar kur u ngarkuan, kush dha lejen, kush firmosi, kush sigloi, kush bëri deklaratën doganore, kush i ngarkoi, kush fiku sinjalin dhe ku ndodhen tani. Këto aspekte krijojnë një qark të errët. Trafiku ilegal i mbetjeve, siç tregon neni 9 i Konventës, është një krim i rëndë.

Rreziku për të Drejtat e Njeriut dhe Sigurinë Publike

Transporti i mbetjeve toksike nuk është vetëm një çështje ligjore, por edhe një kërcënim serioz për shëndetin dhe sigurinë publike. Punonjësit që janë të përfshirë në ngarkimin, transportin dhe shkarkimin e këtyre mbetjeve janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha shëndetësore. Ata që kanë ngarkuar në kamione, kanë kaluar nga rifugu në konteinerë e kështu me radhë. Një tjetër çështje e rëndësishme është se si mbetjet do të trajtohen pas mbërritjes në Shqipëri. Nëse mbetjet nuk trajtohen siç duhet, rreziku për komunitetet lokale, apo nëse kthehen këtu, pasojat për komunitetet do të jenë katastrofike.

Përgjegjësitë Penale dhe Paditë Civile: Përgjegjësia e Kompanive dhe Shtetit

Këto shkelje ligjore dhe etike mund të çojnë në ndjekje penale serioze, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel ndërkombëtar. Organizatat ndërkombëtare, si dhe vendet e tjera të prekura nga këto veprime, mund të kërkojnë ndjekje penale për përgjegjësit e këtyre veprimeve. Në nivelin ndërkombëtar, në përputhje me Konventën e Bazelit, lëvizja ndërkufitare e mbetjeve të rrezikshme ose mbetjeve të tjera pa njoftimin e shteteve të interesuara, si dhe pa miratimin e tyre, është e ndaluar dhe konsiderohet si trafik ilegal i mbetjeve.

Në nivelin kombëtar, përgjegjësit do të përfshinin padyshim autoritetin portual, i cili ka përgjegjësi për kontrollin, monitorimin, sigurinë dhe shëndetin në punë, njoftimin dhe koordinimin. Autoritetet doganore, po ashtu, lidhur me inspektimin, verifikimin, sigurimin e dokumentacionit, ndjekjen e protokolleve dhe padyshim edhe niveli ministror, që nga lëshimi i lejeve, monitorimi dhe zbatimi i tyre, vlerësimin e ndikimit në mjedis etj. Të gjithë, ose secili sipas rolit të tij, duhet të përfshihen si të dyshuar në të paktën disa vepra si ato të parashikuar në nenin 201/b dhe 282/a të Kodit Penal. Dënimet për vepra të tilla janë të ashpra, nëse provohen se janë kryer.

Po ashtu, zyrtarët shtetërorë të ngarkuar me përgjegjësi sipas Konventës së Bazelit dhe legjislacionit mjedisor shqiptar mund të jenë të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Krahas ndjekjes penale që duhet të ushtrohet nga ana e organit të akuzës, komunitetet e prekura nga ndotja e mundshme mjedisore mund të ngrejnë padi civile kundër kompanive dhe qeverisë për dëmet e shkaktuara.

Përfundim

Transportimi i mbetjeve toksike nga Durrësi në Tajlandë përbën një çështje serioze që ngre shqetësime të mëdha mbi shkeljet e ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Dështimi i sistemit të monitorimit ka sjellë shkelje serioze ligjore dhe rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik. Është thelbësore që hetimet të kryhen gjithëpërfshirëse, të plota, të shpejta dhe efikase për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje dhe kush është përgjegjës për to.

Eduard Halimi, ekspert i së drejtës ndërkombëtare private

Etiketat e lidhura

eduard halimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 48 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 53 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 57 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.