Transporti i parave në Rinas, pa masa sigurie (VIDEO)
Emisioni ‘Stop’ në TV Klan ka sjellë një video, në të cilët tregohet se si transportohen paratë nga automjetet e kompanive në bagazhin e avionëve në Rinas, pa masa sigurie. Në video, dallohen dy të punësuar të aeroportit, të shkujdesur hera herës që mbajnë shënime për paratë e kaluara dhe një punonjës i kompanisë private. Në vjedhjen e së martës, grabitësit morën shtatë thasë me para nga 14 që ishin në bordin e avionit. Sasia e parave varion deri në 20 milion euro, pasi të gjitha ishin kartëmonedha 500 euroshe.

KOHA JONË SONDAZH

