Transporti i parave të drogës me furgon mallrash nga Britania në Shqipëri, gazetari britanik: Ja çfarë kodesh përdorin
Media britanike ”Daily Express” i kushtoi një artikull rasteve të transportit të paligjshëm të parave nga Britania e Madhe nga ana e shqiptarëve që jetojnë aty. Gazetari britanik Zak Garner Purkis, thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për transportin e parave të drogës por edhe për transportin e parave të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që punojnë në punë të ndershme. Ndërsa u shpreh se transporti i parave me furgon mallrash bëhet edhe nga persona individualisht, jo vetëm kompani.
“Nuk bëhet fjalë për disa kompani që bëjnë transport nga Britania e Madhe. Unë kam humbur me persona të caktuar që u është kërkuar të transportojnë nga 9 mijë paund apo shuma të tjera të mëdha. Kjo është diçka që ndodh shumë shpesh. Janë njerëz që punojnë me ndershmëri dhe nuk bëjnë punë të paligjshme por kërkojnë t’u transportohen paratë që kanë drejt Shqipërisë”,-tha gazetari për TCH.
Sa i takon “kodeve” që përdoren për transportin e parave, Purkis u shpreh se mjafton që personi që merret me transportin të mos hapë për asnjë moment valixhen dhe në këmbim të kësaj do të kishte një shpërblim në një shumë të caktuar.
“Në këmbim që të mos flasin dhe të mos bëjnë asnjë lloj pyetje për shumën e parave që u jepet në valixhe dhe u jepet një lloj shpërblimi”- tha gazetari duke shtuar se sipas tij bëhet fjalë për miliona paund që transportohen në këtë mënyrë “Ne dimë shumë pak për shumën e parave që transportohen në Britaninë e Madhe. Nuk dua të spekuloj sepse nuk kemi shifra të sakta por mesa kuptoj nga ajo që raportojnë autoritetet po flasim për miliona paund”.