Transportit ndërqytetas i shtohen edhe 3 linja të reja
Aktualitet E Enjte, 16 Shtator 2021 17:10
Transportit ndërqytetas në vendin tonë i janë shtuar edhe tre linja të reja. Udhëzimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është botuar ditën e mërkurë në Fletoren Zyrtare.
Bëhet fjalë për linjat Shijak-Korçë-Shijak, Korçë-Kamzë-Korçë dhe Tiranë-Durrës-Tiranë, me kalim nga rruga e Ndroqit.
Linja e parë do të ketë dy orare në ditë, e dyta tre orare dhe linja Tiranë-Durrës dhe anasjelltas do të ketë 20 orare në ditë.

KOHA JONË SONDAZH

