Transportonte 5 emigrantë, arrestohet 21-vjeçari

Një person është arrestuar ditën e sotme në aksin rrugor Maliq- Lozhan pasi në automjetin e tij u gjetën 5 emigrantë.

Xh., 21 vjeç, banues në Korçë sapo ka pikasur shërbimet e postbllokut të policisë, në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Goçës”, me qëllim që të shmangte përgjegjësinë penale, ka zbritur nga automjeti tip “Benz” emigrantët.

Ai do t’i merrte sërish më pas në mjetin e tij, për t’i transportuar kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Benz”, tre aparate celulari dhe një sasi në vlera të ndryshme monetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?