Transportonte skrap drejt Turqisë, anija shqiptare përplaset me masivin shkëmbor
Një anije shqiptare që transportonte skrap në Turqi, është përplasur ditën e sotme me një masiv shkëmbor në Ksamil.
Kjo përplasje ka ndodhur si rrjedhojë të një defekti në manovër dhe mosfunksionimit të sistemit.
Është bërë menjëherë nga ana e ekuipazhit vlerësimi i situatës dhe është vënë në mbikqyrje pjesa e çarë. Anija është akostuar pa probleme.
Situata do të vlerësohet nga ana e KSHF Kontrolli Shtetëror i Flamurit për vijushmërinë apo jo të lundrimit të anijes.
KOHA JONË SONDAZH

