Trashëgimia kulturore, akses për njerëzit me aftësi të kufizuara në Berat

Bashkia e Beratit është parntere në projektin “Turizëm i aksesueshëm”, i mbështetur nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Ndërkufitar IPA Greqi – Shqipëri, me qëllim aksesueshmërinë për njerëzit me aftësi të kufizuara. Projekti synon t’i bëjë burimet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Bashkisë së Beratit lehtësisht të aksesueshme për njerëzit me aftësi të kufizuara. Në projekt janë 5 institucione, 3 nga pala greke dhe 2 nga pala shqiptare, përfshirë bashkinë e Beratit.

Në këtë kuadër u zhvillua edhe takimi në bashkinë e Beratit ndërmjet partnerëve në projekt, gjatë të cilit u koordinua kalendari i aktiviteteve dhe punimeve që do të ndërmerren gjatë periudhës dyvjeçare të projektit. Në përfundim të studimeve, projekti do të shoqërohet edhe me investime konkrete në qendrën historike të bashkisë së Beratit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?