Trashësia e borës shkon deri në 20 cm – Juglindja mbetet në ‘terr’

Në juglindje të vendit, reshjet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa në lartësite mbi 900 metra mbi nivelin e detit, trashësia e borës ka shkuar deri në 20 cm.

“Për shkak të reshjeve të dëborës ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike në njësitë administrative Dardhas dhe Çërravë në bashkinë e Pogradecit. Edhe në fshatrat e njësisë administrative Çlirim të Kolonjës. Në mënyrë të veçantë në fshatin turistik të Voskopojës, në 48 orët e fundit ka patur shkëputje të herëpasherëshme të energjisë elektrike.”

Në akset Korçë – Dardhë, Korçë – Voskopojë rrugët janë të kalueshme por ndalohet qarkullimi i mikrobusëve në pikën turistike të Dardhës.

closevolume_off
Të izoluara për shkak të daljes së përroit si dhe rënies së shkëmbinjve janë fshatrat Dushar dhe Zerec në bashkinë e Maliqit.

Për shkak të ngricave, autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të pajisen me zinxhirë.

SHKARKO APP