Trazirat në SHBA, Pollo: Uroj që Biden ta udhëheqë e bashkojë suksesshëm Amerikën!
Pas trazirave në SHBA, ish-deputeti demokrat Genc Pollo ka reaguar duke uruar me gjithë zemër që me certifikimin e Joe Biden si President i 46-të i Amerikës, ta udhëheqë e bashkojë suksesshëm Amerikën.
Ai shton se SHBA duhet të vazhdojë të jetë një model i lirisë e i demokracisë për gjithë botën.
STATUSI I PLOTË
Uroj me gjithë zemër që Presidenti Biden të udhëheqë e bashkojë suksesshëm Amerikën; që ShBA të vazhdojë të jetë një model i lirisë e i demokracisë që rrezaton për tërë botën.
Siç ka qenë e do të jetë mik e aleat i pazëvendësueshëm për Shqipërinë! GP