Tre degë nuk hapin dyert në Universitetin e Gjirokastrës
Tre degë studimi matematik-fizika, gjuha italiane dhe teknologji informacioni këtë vit nuk do të hapin dyert në këtë vit akademik në Universitetin e Gjirokastrës.
ZV.Rektori i Universitetit, Jani Dine sqaron se vitin e kaluar kjo gjë bëhet për shkak se vitin e kaluar nuk është regjistruar asnjë student.
Dine: Ajo që ka përparësi më shumë është dega e infermierisë, ku janë regjistruar 60 studentë, po në fakultetin ekonomik situata është e përmirësuar ndjeshëm. Në programet 2 vjeçare ka filluar një rritje e numrit të studentëve. Ajo çka mendohet të mosfunksionojnë janë pikërisht ato degë që nuk funksionuan vitin e kaluar matematikë-fizikë, teknologji informacioni dhe gjuha italiane.
Infermieria është dega më e kërkuar nga studentët, ndërsa mesatarja 7.5 ka bërë që dega e mësuesisë të ketë shumë herë me pak regjistrime se vitet e kaluara.
Jani Dine: Mesatarja 7.5 ka çuar në uljen e numrit të sudentëve, ndërsa ka përmirësuar cilësinë në fushën e mësuesisë.
Tashmë është mbyllur faza e dytë e regjistrimeve në Univeristet ku rektorati i Universtiteti Eqrem Çabej shpreson për më shumë prurje studentesh në raundin e 3-të.
/Ora News