Tre ditë pas flakëve, kërkohet zyrtarisht shpronësimi i Sarajeve
Ministrja e infrastrukturës ka miratuar vendimin ku kërkon shpronësimin e pronarëve të Sarajeve në Tiranë. Tre ditë pasi godinës iu vu zjarri qëllimishit, ekzekutivi ka dalë me një vendim ku kërkon ta marrë në pronësi.
Vlera e parashikuar për shpronësimin është rreth 505,8 milionë lekë. Pas këtij njoftimi, pritet që Këshilli i Ministrave të kalojë aktin përfundimtar, ku pronarët do të marrin paratë, ndërsa godina do të kalojë në pronësi të shtetit.
“Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i “Sarajet e Libohovitëve”, Muzeu Etnografik i Tiranës”. Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 505 843 802 lekë”, lexohet në njoftim.