Tre faktorët që sollën krizën e energjisë
“Në nivelin ndërkombëtar mendoj se kanë qenë 3 faktorë strukturorë që kanë ndikuar. Së pari, periudha pas krizës së pandemisë. Kërkesat për energji, naftë dhe gaz u rritën shumë sepse industria mori një hov shumë të madh. Nga ana tjetër, edhe problemet klimaterike në Europë dhe në Rusi, që janë dhe vende tipike eksportuese dhe përdoruese, vera e nxehtë dhe dimri i ftohtë e rritën ndjeshëm kërkesën për naftë dhe gaz. Por edhe kapacitet prodhuese të tyre, që lidhen me elementë gjeopolitik me gazsjellësit midis Rusisë dhe Europës apo edhe vendimet e OPEC-ut për ta shtuar menjëherë sasinë e naftës në treg apo energjinë elektrike, ndikuan në rritjen e çmimit. Kur krijohen situata paniku çmimi rritet edhe më shumë”.
Kështu u shpreh në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, teksa renditi faktorët që sollën këtë situatë krize energjetike.
“Një vend i vogël si Shqipëria që është akoma importues i naftës, ndikimin më të madh e ka energjia elektrike sepse edhe pa këtë krizë, pothuajse çdo vit importojmë në sezone të caktuara. Këtë vit u gjendëm me një çmim të katërfishuar edhe pse nuk kemi hyrë ende në periudhën e shirave që mbushin hidrocentralet”, u shpreh Civici.
Por si duhet të balancohet ky raport që Shqipëria të mos goditet në 6 muajt në vijim? “Në afat të shkurtër nuk e shmangim dot, pasi këto masa që do të marrim tani janë masa me natyrë strukturore. Është si koronavirusi. Këtë krizë mund ta përballonim më lehtë nëse do të ishim në një tjetër situatë”.energj