Tre gazetarët më të njohur të “Euronews” citojnë Presidentin: Shqipëria po kthehet në Korenë e Veriut
Shefi i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në “EuroneWs”, Philip Kyle si dhe dy nga gazetarët më të njohur të këtij gjigandi mediatik botëror, Jack Parrock dhe Trent Murray i kanë bërë jehonë qëndrimeve të shprehura sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka akuzuar qeverinë se po organizon një grusht shteti.
Gazetarët e njohur, fill pas intervistës së Metës në “Euronews” citojnë qëndrimet e Presidentit që e quan Shqipërinë si Koreja e Veriut të Europës.
Gazetari i njohur Jack Parrock ka postuar në profilin e tij zyrtar në Twitter një status ku shpjegon situatën që po kalon Shqipëria. “Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në manifestim kundër qeverisë së Edi Ramës. Aktualisht, Rama ka pushtet absolut e mbështetje dhe nuk ka gjasa të rrëzohet për momentin, por thirrja e Presidentit Meta ka bërë bujë”, shkruan Parrock, teksa kolegu i tij Trent Murray analizon edhe deklaratat e kreut të shtetit gjatë intervistës për “Euronews”.
“Një grusht shteti në dyert e BE-së? Kjo është akuza e Presidentit të Shqipërisë ndaj Kryeministrit të vendit. Presidenti Meta tha për Euroneës se vendi i tij “po kthehet në Korenë e Veriut të Europës’ dhe e drejton gishtin nga Kryeministri Rama si autorin e grushtit të shtetit, – shkruan Murray. “Vërtetë interesante, Meta gjithashu tha se shqiptarët ‘po jetojnë në një regjim njëpartiak’ që ka rezultuar ‘në një kapje totalet të shtetit dhe institucioneve në vend’. Deklaratë mjaft e fortë”, shkruan Trent Murray.
Edhe Jack Parrock vë në dukje deklaratën e fortë të Presidentit Meta gjatë intervistës, duke bërë krahasimin e Shqipërisë me Korenë e Veriut. “Një gjuhë mjaft interesante, shumë shqiptarë flasin për ‘Korenë e Veriut të Europës’ duke iu referuar madje edhe periudhës së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës”.
https://arkiva.kohajone.com/presidenti-meta-interviste-per-euronews-tani-eshte-koha-qe-te-degjohet-zeri-i-popullit-shqiptar/