Tre kg tritol në shishe qumështi, arrestime në Elbasan

Sekuestrohen 3 kg lëndë plasëse e dyshuar si tritol dhe 100 kapsolla detonatore
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndëve plasëse

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Elbasanit kontrolloi shtëpinë e Gani Xhajës në Mlizë të Elbasanit dhe menjëherë i vuri prangat.

Në banesë atij iu zbuluan 3 kg lëndë plasëse, e dyshuar si Tritol TNT dhe 100 kapsolla detonatore
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 282/a, dhe 278/2 të Kodit Penal.

SHKARKO APP