Tre kushtet për të hyrë në universitet! Të hënën nis viti i ri akademik
U la një javë afat për vaksinimin, por si do veprohet për studentët nga e hëna që vjen kur nis edhe viti akademik?
Gjatë një konference për mediat, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha tha se do të lejohen të zhvillojnë mësimin në auditore vetëm ata studentë të cilët janë të vaksinuar me një ose dy doza, ata që paraqesin një test PCR negative, ose ata të cilët kanë një vërtetim mjekësor që nuk mund ta kryejnë dot vaksinën.
Do të lejohen në auditorë të gjithë ata student që paraqesin një certifikatë vaksinimi, që janë me test PCR negative, ose që paraqesin një vërtetim nga mjeku për pamundësinë e kryerjes së vaksinës. Të gjithë ata që kanë një vërtetim nga mjeku i cili thotë që ky student për arsye shëndetësore nuk vaksinohet dot, ky dokument do të jetë legal dhe do të merret parasysh nga ne. Ndërkohë kujtojmë se viti i ri akademik do të nisë me 18 tetor për “Bachelor” dhe në 10 nëntor për “Master”.