Tre liderët e opozitës shqiptare nën hetim nga SPAK

Si rrallëherë në këto 32 vite demokraci, liderët e opozitës shqiptare janë që të gjithë nën hetim nga drejtësia.

Konkretisht, Sali Berisha, kryetari i PD-së, ish-kryeministër dhe ish-president Republike, ndodhet nën hetim intensiv nga SPAK.

Për shkak të moshës, bazuar në Kodin Penal, nuk mund të arrestohet, sepse edhe në burg mund ta dërgonin prokurorët e SPAK. Berisha është edhe person nongrata nga SHBA dhe Britania e Madhe me akuza korrupsioni. Por jo vetëm.

Ndërkohë nën hetim është edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. SPAK-u po mbledh prova e dokumente të tjera për Mediun.

Po kështu Ilir Meta, ish-kryeministër, ish-president dhe ish-kryetar parlamenti vazhdon në hetim nga SPAK.

Opozita këta të tre ka si drejtues.

Të tre thonë se janë sulme politike nga kryeministri Rama.

Por nëse për Ilir Metën duket dora e zgjatur e kryeministrit Rama, në rastin Berisha, nuk besohet se mund të jetë Edi Rama. Përkundrazi! Edi Ramës nuk i intereson një Berishë në prangat e SPAK-ut, ai i duhet përballë që ta tundë e shkundë si “nongrata”. Nëse Berisha dënohet, nuk është çudi që SPAK-u të shkojë edhe në zyrën e kryeministrit Rama!

SHKARKO APP