Tre operacione antidrogë në Tiranë; 9 të arrestuar

Goditen tre grupe që shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kokainë dhe kanabis. Gjatë tre operacioneve u arrestuan 9 persona, si dhe u sekuestrua kokainë, heorinë dhe kanabis. Policia e Tiranës informon se në operacionin “Linza” u arrestuan në flagrancë 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis, ku u sekuestruan 19 kilogramë kanabis.

Në operacionin e koduar “Profesori” u arrestuan në flagrancë 3 shtetas që shpërndanin drogra të forta kokainë dhe heroinë, u sekuestruan 165 gramë heroinë, 27 doza heroinë, si dhe disa doza kokainë dhe një sasi pluhuri e dyshuar kokainë.

Në operacionin e koduar “Shpërndrësit”, u arrestuan në flagrancë 4 shtetas dhe u sekuestruan disa doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Në operacionin “Profesori”, sekuestrohen 165 gramë heroinë, 27 doza heroinë , si dhe disa doza kokainë dhe një sasi pluhuri e dyshuar kokainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Linza”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në operacionin “Linza”, u arrestuan në flagrancë në rrugën e “Liqenit të Linzës” shtetasit: Romeo Isufaj, 43-vjeç, dhe Ervis Metani, 23-vjeç, të dy banues në Tiranë. Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin merreshin me shitjen e lëndës narkotike të llojit kanabis në sasi të konsiderueshme në zonën e Dajtit dhe të Linzës. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, të dy personat kanë tentuar të hedhin lëndën narkotike në Liqenin e Linzës.

“Profesori”

Në operacionin e koduar “PROFESORI”, u arrestuan në flagrancë në afërsi të “Bërrylit” shtetasit: Gazment Gazheli, 46 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për “Prodhim e shitje të narkotikëve”, Kristian Karanxha, 27-vjeç, banues në Tiranë, dhe V. G, 68-vjeçe, banuese në Tiranë. Gazmend Gazheli me pseudonimin “Profesori” në bashkëpunim me Kristian Karanxha me pseudonimin “KIÇI”, dyshohet se në zonën e “Brrylit, Ali Dem, Shkozë” merreshin me shitjen e lëndës narkotike të llojit “heroinë dhe kokainë” .

Në momentin e ndërhyrjes, Gazheli ose me pseudonimin “Profesori” , policia i ka gjetur një sasi pluhuri të bardhë të dyshuar lënde narkotike të llojit kokainë. Në këto kushte është ushtruar kontroll në të dyja banesat e shtetasëve të mësipërm. Gjatë kontrollit në banesën e Gazhelit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 165 gramë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Në kohën që po hynte policia kontroll në këtë banesë, V.G (e ëma) është kapur me dy qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, të cilat po tentonte ti hidhte jashtë banesës.

Po gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike e llojit heroinë e ndarë në 27 doza. Ndërsa nga kontrolli i banesës së ushtruar Kristian Karanxha me pseudonimin “KIÇI”, është gjetur një qese e tejdukshme brenda të cilës kishte 3 (tre) porcione, doza me pluhur të bardhë e dushuar si lëndë narkotike e llojit kokainë.

“Shperndaresit”

Në operacionin e tretë të koduar ”Shpërndarësit”, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e policisë Repartit Shqiponja është bërë arrestimi në flagrancë për veprën penale të ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i kodit penal për: Fation Thaçi, 35-vjeç, banues në Tiranë, Adi Zajmi, 33-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale të ”Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”.

Henrik Cicollari 30-vjeç, banues në Tiranë, Edvin Mneri 40-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë i dënuar më parë për ”Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kapur në flagrancë në vendin e qujatur Bulevardi “Zogu i Parë”, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin me drejtues Fation Thaçi është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike e lloit Kokainë e ndarë në doza gati për shitje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?