Tre prokurorët e SPAK, Klodian Braho,Vladimir Mara dhe Dritan Prenci kanë në dorë fatin e qeverisë

Nga Lindita Kokoli dhe Nilda Halili

Fatkeqësisht nuk kemi opozitë ose më saktë PD, pasi LSI ka denoncuar dhe po vazhdon të çojë fakte të reja në SPAK në lidhje me aferën më të madhe të publikuar ndonjëherë ku qeveritarë, zyrtarë të lartë dhe kryebashkiakë janë së bashku në një korrupsion gjigant, pasi shifra shkon mbi 450 milionë euro tek inceneratorët.

Dhe e gjithë kjo shumë nga buxheti i shtetit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse do kishte opozitë tashmë qeveria kishte rënë dhe do fillonte epoka e ndëshkimit më të madh në historinë e këtyre 30 viteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por PD-ja është e blerë.

Ndërkohë një prokuror me emrin Klodian Braho ka treguar se kur drejtësia është kurajoze dhe e papërzier në pisllëqet e pushtetit, mund të bëjë arrestime deri në nivele të larta të politikës dhe qeverisjes.

Klodian Braho mbetet kurajoz dhe atdhetar, pasi nuk stepet përballë presioneve apo ofertave të krimit dhe politikës. Ai ka firmosur arrestin e ish-ministrit të qeverisë Rama dhe për dy bosët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe dhe Stela Gugallja.

Kjo ka shkaktuar tërmet në qeveri dhe në mazhorancën e PS-së.

Prokurori Klodian Braho e bëri punën e tij në respekt të ligjit. Tani pritet të flasë gjykata. Por janë dhe dy prokurorë të tjerë të SPAK, që kanë nëpër duar dosjen e inceneratorëve të Fierit dhe Tiranës. Shuma e parave është jashtëzakonisht e madhe nga buxheti i shtetit për këta dy inceneratorë si dhe në këtë rast ka emra më VIP nga qeveria qendrore dhe ajo vendore.

Hetimi nga SPAK ka përfunduar edhe për këta inceneratorë dhe prapë janë të njëjtët emra që kanë përfituar shuma të llahtarshme në euro.

Nëse akuza e parë për inceneratorin e Elbasanit është diku te 3.5 milionë euro cash përfitime korruptive për ish-ministrin e PS-së; në rastin e Fierit dhe Tiranës shifrat janë shumëzuar me 20 ose 50!

Ndaj pritet me shumë interes nga qytetarët shqiptarë, media, politika dhe ndërkombëtarët se si do të veprojnë dy prokurorët e tjerë Vladimir Mara dhe Dritan Prenci.

Nëse prokurori Klodian Braho hoqi një kolonë të madhe, të kalbur, të qeverisë; prokurorët Mara dhe Prenci kanë në dorë të shembin krejt ndërtesën e qeverisë së PS.

Nëse kanë guximin dhe kurajën e Klodian Brahos atëherë, të tre, do hyjnë në historinë e Shqipërisë si tre prokurorët që filluan ndërtimin e shtetit ligjor dhe pastrimin e politikës.

Të mos harrojmë se SPAK ka edhe një dosje të stërmadhe edhe për një super VIP nga radhët e politikës, e cila po “piqet” në dorën e një prokurori tjetër spakist.

Dhe kështu SPAK hyn në histori si institucioni që meriton gjithë përgëzimet e shqiptarëve dhe tregon se Reforma në Drejtësi po jep sukses.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?