Tregjet të gjithë me njerëz, një rrezik për shpërndarjen e koronavirusit

Në mëngjes në pikën e shumicës dyndja është tejet e madhe.

Nxitimin për të siguruar produkte në kohë e shohin si justifikim për mos respektimin e rregullave.

“Bëhet rrëmujë e madhe, se vijën të gjithë në të njëjtën orë. Ne duhet të punojmë natën.” 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kombinat po ashtu në tregje askush nuk kujdeset që të ruaj distancën

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të marrim ca fruta-perime. Frika është po do të ikim tani.” 

E njëjta situatë është dhe në tregje të tjera të kryeqytetit. Shumëkush ankohet se u futen pa radhë.

“Ne jemi me të sëmurë në shtëpi se futen pa radhe, vijnë nga rruga.”

Policia ka ndërhyrë në disa raste.

Shiu dhe ulja e temperaturave ka ndikuar që në parqe të ketë më pak frekuentues.

Vetëm pas orës 13 në kryeqytet rrugët janë boshatisur, ndërsa policia dhe ushtria i janë rikthyer patrullimit për të mos lejuar shkeljen e ndalim qarkullimit

Ora News - Tregjet të gjithë me njerëz, një rrezik për shpërndarjen e koronavirusit

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?