Tregtarët dalin në protestë kundër bashkisë së Durrësit

Vendimi i Bashkisë së Durrësit për ti zhvendosur në një tjetër vend, kjo pasi kanë nisur punimet për rindërtimet e tregut, bëri që sot dhjetëra tregtarë të tregut të fruta-perimeve, bulmetit dhe prodhimeve të detit të dilnin në protestë.

Tregtarët shprehen se vendi i përcaktuar është i papërshtatshëm dhe nuk plotëson asnjë kusht higjieno-sanitar në këto ditë të nxehta. ”Duam një vend të përshtatshëm, që të ketë kushtet minimale. Por tani në vapë nuk shkohet atje, ndoshta në shtator”, thonë ata.

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Durrësit, Emirjona Sako, thotë se tregu i ri me kushte dhe infrastrukturë më të mirë do të ndërtohet, pasi është një kërkesë jo vetëm e banorëve të zonës por edhe e vete tregtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?